Rreth IMK-së
Instituti i Medias i Kosovës është organizatë jo profitabile dhe jo qeveritare, e menduar si qendër avokimi dhe trajnimi, për sektorin medial në Kosovë, dhe është themeluar sipas kërkesës së mediave, për t’u shërbyer nevojave të tyre. Rolin kyç në themelimin e IMK-së e ka luajtur OSBE-ja, e cila e ka furnizuar me pajisje të nevojshme dhe madje, për një kohë, i ka mbuluar edhe shpenzimet operative. Bashkimi Evropian po i mbështet aktivitetet e IMK-së që nga fazat e hershme: në vitin 2007, Agjensioni Evropian për Rikonstruktim e ka menaxhuar fazën e parë të ndihmës teknike programeve të IMK-së, që në vitin 2008 u kalu në menaxhim të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, në mënyrë që të kompletohet viti i dytë i mbështetjes së kësaj inciative. Aktivitetet e financuara nga mbështetja e BE-së vazhdojnë të përfshijnë programe trajnimesh dhe mbështetje ndërtimit institucional. Funksionimi actual i IMK-së, si dhe një pjesë e aktiviteteve të tij, janë fuqimisht të mbështetura nga Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI).
Objektivat e IMK-së janë:
• Rritja e profesionalizmit të gazetarëve në Kosovë
• Rritja e profesionalizmit të teknikëve të mediave në Kosovë
• Mbështetja e zhvillimit të një sektori medial të lirë, të pavarur dhe pluralist në Kosovë
• Zhvillimi i marrëdhënieve të forta mes gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medialë në Kosovë, dhe jashtë saj, sidomos në regjionin e Evropës juglindore
• Organizimi dhe implementimi i aktiviteteve PR dhe aktiviteteve tjera, për organizatat e interesuara, dhe në këtë mënyrë, rritja e të ardhurave me qëllimt të shndërrimit në një organizatë të vetë-qëndrueshme
IMK ofron:
• Kursin me diplomë për gazetarë fillestarë
• Kursin për gazetarë profesionistë
• Trajnime sipas kërkesës
• Kohën e reklamimit të radiove lokale për blerësit potencialw
• Shërbime PR
• Qeradhënie të hapësirës trajnuese të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajnime mediale
Adresa: Qendra e Rinisë 6/9
10000 Prishtinë
Kosovë
Stafi i IMK-së:
Kelmend Hapçiu, Drejtor menaxhues
Marigona Ademi, Menaxhere për marketing
Na kontaktoni:
