Mbështetja

Instituti i Medias i Kosovës (IMK) është duke u mbështetur nga Bashkimi Evropian që nga qërshori 2007, në formë të projektit të ndihmës teknike, të menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, dhe kjo mbështetje do të zgjasë deri në shtator 2011.

Qëllimi i këtij projekti të financuar nga BE-ja është të kontribojë në zhvillimin e standardeve të larta editoriale për shtyp dhe media elektronike, dhe të ndihmojë në zhvillimin e një peisazhi medial të lirë, të ndërgjegjshëm dhe të qëndrueshëm, në përputhshmëri me praktikat më të mira Evropiane.

Aktivitetet e projektit përfshijnë kryzesisht organizimin e programeve të certifikuara për trajnime gazetareske (përfshirë këtu edhe trajnimet në vend të punës), organizimin e kurseve me diplomë, zhvillimin e mëtutjeshëm të avokimit, politikave mediale dhe iniciativave rrjetformuese të IMK-së.

Projekti është i implementuar nga Consulting & Management s.r.o., në konzorcium me ECJ, IREX Europe dhe TIMUR & partners.

Instituti për Shoqëri të Hapur është duke i mbështetur shpenzimet operative të IMK-së që nga viti 2007