Të nderuar,
Instituti i Medias i Kosovës, në vazhdën e akviteteve të tij, në fund të muajit mars, organizon Kursin e avancuar, intensiv të gazetarisë për gazetarët të cilët tashmë janë duke punuar në mediat e ndyshme, por të cilëve mund t’u nevojitet një trajnim shtesë.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të fazës së II-të të projektit të Komisionit Evropian në mbështetje të aktiviteteve të IMK-së. Ligjeratat dhe trajnimet praktike do t’i mbajnë trajnerët e respektuar nga “puli” i IMK-së, të ndihmuar kësaj radhe edhe nga katër trajnerë ndërkombëtarë.
Kursi i sivjetëm intensiv, që fillon më 28 mars, është i ndarë në dy faza – në atë katër javore në lokalet e Institutit të Medias të Kosovës në Prishtinë, me një fazë të ndërmjetme dy javëshe të identifikimit/evaluimit të zbrastësirave/nevojave, dhe në dy javët e fundit që janë “in-house” trajnim, gjegjësisht praktikë në redaksitë përkatëse.
Kësaj radhe kursistët do të ndahen në grupe të specializuara (shtyp, TV dhe radio) ndërkohë që do t’i nënshtrohen trajnimit në gazetari të shkruar, TV gazetari (përfshirë kameran dhe montazhin), radio gazetari, gazetari hulumtuese, on-line dhe video-gazetari, mjeshtri/teknika të intervistimit, etikë në media, raportim për ekonomi/biznes, raportim mbi Bashkimin Evropian, raportim mbi ambientin dhe dizajn grafik në shtyp.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjitha mediat, nga të cilat kërkojmë që të dërgojnë kandidatët që konsiderojnë se do të mund të përfitonin nga ky kurs. Ndërkohë që përzgjedhja e kandidatëve potencialë u mbetet vetë redaksive, për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, Instituti i Medias i Kosovës do të detyrohet të intervistojë dhe përzgjedh deri në 30 vijues.
Aplikimet pranohen deri më 15 mars 2011 përmes e-mail adresës imk.trajnime@gmail.com ose telefonit 248 456.
Në fund të kursit pjesëmarrësit do të marrin diplomën respektivisht certifikatën e kryerjes së trajnimit intensiv të Institutit të Medias të Kosovës.
Me nderime,
Kelmend Hapçiu
Drejtor menaxhues
Instituti i Medias i Kosovo
Kosovo.media.institute@gmail.com
Tel: +381 38 248 456