Prona intelektuale, të drejtat e muzikës, autorët dhe transmetuesit
Si pjesë e aktiviteteve në lidhje me çështjet komplekse të pronave intelektuale, Instituti i Medias së Kosovës ka organizuar një konferencë për çështje të të drejtave autoriale (‘Prona intelektuale, të drejtat e muzikës, autorët dhe transmetuesit’). Ngjarja u zhvillua më 13 shtator në qendrën informative dhe kulturore të BE-së në Prishtinë.
Konferenca për të drejtat autoriale ka mbledhur reprezentues të sektorit të transmetimit (përfshirë RTK-në), dhe për herë të parë, homologët e tyre nga asociacioni i autorëve të muzikës së Kosovës (APIK).
Panelistët ishin znj. Ardita Zejnullahu (Asociacioni i Medias së pavaruar Elektronike), z. Skender Boshtrakaj (Ministria e kulturës), z. Florent Boshnjaku (Asociacioni i autorëve të muzikës), z. Feim Kurhasani (Radio Dukagjini), z. Isak Vorgucic (Radio KIM Çaglavicë/ rrjeti KOSMA), z. Minire Fetahu (RTK), z. Driton Qeriqi (IREX, Këshilli për ligjin e Medias), z. Nehat Islami (Këshilli i Mediave), z.Kelmend Hapciu (instituti i Medias i Kosovës) dhe z. Davor Glavas (ekspert në advokimin e Meias, Mbështjetja e BE-së drejtuar Institutit të Medias të Kosovës – faza II).
- Trendet aktuale globale në mbrojtjen e pronës intelektuale dhe të drejtave të muzikës;
- Kuadri ligjor aktual i Kosovës për çështjen e cekur;
- Modelet ekzistuese të tantiemës;
- Identifikimi i modelit më të përshtatshëm të tantiemës për Kosovë.
Të gjitha palët u pajtuan që hapi i ardhshëm duhet të përfshijë një pjesëmarrje aktive të Komisionit të Mediave të pavarura. IMK-ja tani më ka kontaktuar IMC-në, që të arrihet një reprezentim sa më i gjërë i sektorit të transmetimit në debatin e radhës mbi modelin e tantiemës.


