Kursi i trajnimit të BBC Akademisë për vijuesit nga IMK

Si pjesë e aktiviteteve të trajnimeve në IMK, instituti ka krijuar lidhjen në mes të kursit të diplomave që ofron, me akademinë e trajnimeve të BBC-së, për të cilën mund të thuhet se është trajnimi më i mirë i gazetarisë që ofrohet në suaza botërore.

Kursi i diplomës së IMK-së ka përzgjedhur vijuesit më të mirë të 2010 (znj. Mirela Dupljak) dhe të 2011(znj. Mimoza Kqiku dhe z. Behar Mustafa) dhe i ka shpërblyer me një çmim të veçantë: regjistrimin në kursin e trajnimit të akademisë së BBC-së.

Vijimi i trajnimit të BBC akademisë (që zakonisht është i kufizuar për pjesëmarrës jashtë BBC-së) është mundësuar nga një angazhim special i IMK-së, që siguroi trajnimin më të mirë të mundshëm për vijuesit e trajnimit të IMK-së.

Në përzgjedhje të tyre, znj. Mirela Dupljak, znj. Mimoza Kqiku dhe z. Behar Mustafa vijuan trajnimin “Writing for Television” (“Shkrimi për televizionin”).

Trajnimi u mbajt në javën e 29 gushtit të këtij viti në White City të Londrës, epiqendra e produksionit dhe trajnimit të BBC-së.

Si pjesë e komponentës së trajnimit, Mirela, Mimoza dhe Behari vizituan qendrën e produksionit të BBC-së, shtëpinë e transmetimit të BBC-së, produksionin Iconic si dhe qendra të tjera të zhvillimit televiziv e të transmetimit. Gjatë vizitës së tyre, vijuesit e kursit të IMK-së e patën mundësinë të marrin informacione të dorës së parë në zhvillimet më të vona të produksionit televiziv dhe teknologjisë së transmetimit.

Trajnimi në akademinë e BBC-së ka qenë një eksperiencë shumë e çmuar për Mirelën, Mimozën dhe Beharin.

Eksperiencën e mbledhur do t’a shfrytëzojnë në punën e tyre të përditshme dhe t’a ndajnë atë me kolegët e tjerë të gazetarisë në Kosovë.

BBC Training Link