Lansohet programi Evropa tani në Kosovë

Instituti i Medias i Kosoves do të lansojë një radio program të ri javor në bashkëpunim me Perspektiven e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUPK).

Evropa tani në Kosovë/Evropa sada u Kosovu do të jetë një program më gjatësi 5 minuta që ka të bëjë me punën e Komisionit Evropian në Kosovë dhe ndikimin e tij  jetën njerëzve të zakonshëm dhe rjedhimisht progresin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Programi do të mund të shkarkohet nga interneti çdo javë.  Plani është të bëhen 70 edicione në mes të vitit 2011 dhe 2012 dhe të transmetohen ne 35 radio stacione në Kosovë.

Përpos kësaj, radiostacionet mund të involvohen në këtë proces ofruar materiale dhe storie shtëse për programin.

Në janar dhe shkurt ne do të lansoohet një seri të trajnimeve një ditore në gjashtë regjione të Kosovës, dhe plani parasheh që trajnimet të mbahen në stacionet më të mëdha për secilin regjion. Këto trajnime kanë për qëllim që të japin sqarime në lidhje me projektin, qëllimet e tij dhe njohurinë teknike për të transmetuar materialin.