Konferenca për të drejtën autoriale

28 maj, 2010 – IMK-ja ishte nikoqire e konferencës për të drejtën autoriale që u mbajt në Mitrovicë me 28 maj, 2010. Qëllimi i kësaj konference ishte të diskutohej efekti që ligji i të drejtës autoriale ka ne radio stacionet.

Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi qe disa vjet, Zyra për Pronën Intelektuale sapo ende nuk është themeluar. Prandaj, shoqëritë mbledhëse ende nuk janë regjistruar, ndërsa radio stacionet ende po lëshojnë muzikë pa blerë të drejtat.

Folësit kyçë nga IRJM dhe nga Bosna dhe Hercegovina spjeguan se çka ka ndodhë në vendet e tyre kur shoqëritë mbledhëse u funksionalizuan. Ata rekomanduan që mediat kosovare t’i prezantojnë bashkarisht qëndrimet e tyre pranë Ministrisë së Kulturës, kur themelohet Zyra për Pronën Intelektuale.