Hulumtimi i parë i audiencës për radiot lokale ka treguar se dëgjueshmëria e radiove lokale është ndjeshëm më e madhe se ajo e radiove nacionale – 60.76% për radiot lokale, në krahasim me 33.54% për radiot nacionale (5.68% i takojnë radiove të huaja ose stacioneve tjera). Ky hulumtim e ka vendosur bazën për fillimin e një aktiviteti të ri që do t’i përfshijë radiot lokale brenda një rrjeti të vetëm, me qëllim të rritjes së shitjes së kohës emetuese të radiove lokale të Kosovës.
Ne kemi themeluar një rrjet prej rreth 30 radiove që kanë dëgjueshmëri të lartë në regjionet ku ato operojnë, në bazë të rezultateve të hulumtimit. Ne kemi nënshkruar kontrata të kornizës punuese në marrëveshje për shitjen e kohës emetuese. Ajo çka po ju ofrojmë është një qendër kontakti për t’i arritur radiot lokale, ndërsa e tërë puna administrative dhe mbikqyrja bëhet nga ne. Për çmimin që do ta paguani për një transmetim, pos kohës emetuese, ne ju ofrojmë edhe këto shërbime:
• Qasje në rezultatet e hulumtimit – një databazë informatash rreth secilës radio lokale në Kosovë, bazuar në dëgjueshmërinë, rejtingun, parametrat e audiencës në shënjestër etj.
• Planifikimin medial të bazuar në hulumtimin e audiencës, që do t’ ju mundësojë t’i dëgjuesit specifikë në bazë të përkatësisë etnike, lokalitetit, moshës, gjinisë, të ardhurave, arsimimit etj.
• Fleksibilitet në zgjedhjen tuaj të radio stacioneve në bazë të nevojave tuaja, me një minimum prej 5 stacioneve lokale për t’u zgjedhur, dhe një buxhet prej 300 eurove për t’u shpenzuar brenda 12 muajve
• Një kontratë të vetme për reklamim në rrjet, të nënshkruar nga IMK-ja
• Një raport të nënshkruar nga secili radio stacion, mbi transmetimin e reklamës në intervalet kohore të kërkuara